top of page

Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje e grup kriminal, arrestohen 3 persona në pikën kufitare

  • 3 hours ago
  • 2 min read

Tre persona janë arrestuar nga policia kufitare e Morinës për vepra të ndryshme penale.


Në pranga ka rënë një 65-vjeçar banues në Kosovë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Frankfurtit, Gjermani e ka dënuar me 4 vjet e 1 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” , “Grupi kriminal” dhe “Organizata kriminale”. Nga dënimi 65-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer 18 muaj.


-U kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi M. G., 65 vjeç, banues në Kosovë. Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Frankfurtit e ka dënuar me 4 vjet e 1 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” , “Grupi kriminal” dhe “Organizata kriminale”. Nga dënim i i kanë mbetur për të kryer 18 muaj”, informoi policia.


I arrestuari tjetër banues gjithashtu në Kosovë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Kuvajt, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.


“U kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Kuvajt, shtetasi Xh. S., 47 vjeç, banues në Prishtinë. Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Kuvajt, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, vijonë procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve”, thuhet në njoftim.


Ndërkohë një 36-vjeçar ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


“U kap shtetasi R. P., 36 vjeç, banues në Kosovë, pasi nga verifikimet rezultoi se ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Veprimet e tjera procedurale me këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë”, informon policia.

“KORÇA BOOM”


bottom of page