top of page

Në proces gjyqësor me Rogertin? Selin: Nuk ka vend për të në jetën time!

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Fituesja e Big Brother Vip Selin Bollati ka rrëfyer prapaskenat e eksperiencës brenda shtëpisë, emocionet intensive që ka përjetuar dhe ndikimin që ky format ka pasur në jetën dhe karrierën e saj pas daljes.


Rrugëtimi i saj nuk ka qenë pa përplasje, përveç momenteve të forta dhe lidhjeve që krijoi, ajo është përfshirë edhe në konflikte të përfolura me banorë si Miri dhe Rogert. Ky i fundit madje ka deklaruar së fundmi në një intervistë frazën e fortë “shihemi në gjykatë”, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar jashtë shtëpisë.


E pyetur në "Top Albania Radio" nëse ka komunikuar me të pas daljes nga shtëpia, duke qenë se ai e ka përmendur gati në çdo dalje publike, Selin u përgjigj: “Në fakt, jam e informuar. Rogerti, së bashku me një këngëtar, ka bërë një këngë për të cilën shumë më kanë sugjeruar që ta hedh në gjyq.


Në fakt, nuk kam patur komunikim me Rogertin. Unë e kam thënë edhe brenda shtëpisë që me një person si Rogerti nuk do të kishte kurrë vend në jetën time. Kështu që, për të njëjtën arsye, as nuk i kam shkuar mbrapa këtyre proceseve gjyqësore”.


Më pas, ajo shtoi: “Më beso që jam aq e plotësuar me ato të mirat dhe të këqijat e mia, sa nuk kam vend për një Rogert. Uroj që vërtetë t’i ketë ecur mbarë, nëse ka pretenduar se do t’i ecë mbarë”.

"KORÇA BOOM"


bottom of page