top of page

Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot nga burgu...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 24
  • 1 min read

Nën masa të rrepta sigurie, sot do të nisë operacioni për transferimin e 90 të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fushë-Krujë drejt IEVP Peqin. Lëvizja e tyre do të realizohet me përfshirjen e strukturave të specializuara të rendit dhe shërbimeve penitenciare, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit.


Bëhet me dije se ky transferim do të kryhet në kuadër të rishpërndarjes së të dënuarve dhe forcimit të masave të sigurisë në institucionet penitenciare. Megjithatë, transferimi i menjëhershëm pritet të sjellë sfida në drejtim të akomodimit dhe procesit të përshtatjes së të dënuarve në institucionin pritës, duke krijuar një ngarkesë të shtuar për strukturat e IEVP Peqin.


Operacioni është planifikuar në çdo detaj, me eskortë të posaçme dhe zbatim të protokolleve të përforcuara të sigurisë. Autoritetet përgjegjëse po marrin masa për menaxhimin e situatës dhe garantimin e standardeve ligjore të trajtimit të të dënuarve, me qëllim që të mos cenohet rendi dhe siguria në institucion. Mësohet se transferimi ishte planifikuar të kryhej gjatë orëve të natës që lamë pas, por për arsye organizative është shtyrë për pasditen e sotme./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page