O ZOT/ Korça u tund gjithë natën. 3.8 ballë më i forti pas mesnate!
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Juglindja e vendit nuk ka qenë e qetë edhe gjatë gjithë natës, pas rënies së tërmeteve mbrëmjen e djeshme.
Kanë qenë jo pak, por edhe 6 tërmete të tjera gjatë natës pas orës 00:00 dhe më i forti ka qenë në orën 01.17 me magnitudë 3.8 ballë.
Më pas në orët në vijim tërmetet kanë qenë poshtë 3 ballë, por që janë ndjerë, pasi të gjithë kanë qenë në qetësi në orare gjumi, ndërkohë që i fundit është shënuar në orën 05.06 dhe ka qenë 2.4 ballë.
Të gjitha këto tërmete kanë treguar se toka akoma nuk ka gjetur qetësinë, ndërkohë që tërmet e pasmesnate kanë qenë të frikshme dhe tashmë me kaq shumë tërmete, edhe frika është më e madhë.
“KORÇA BOOM”



















