Operacion në burgje, autoritetet zbulojnë sende të ndaluara
- Jun 3
- 1 min read
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vijuar me kontrolle të befasishme në disa institucione të ekzekutimit të vendimeve penale në vend, në kuadër të masave për forcimin e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara.
Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë zhvilluar në IEVP Korçë, IEVP Fier dhe IEVP Rrogozhinë, ku gjatë verifikimeve janë konstatuar dhe sekuestruar disa sende të ndaluara.
Autoritetet vijojnë punën për forcimin e sigurisë në sistemin penitenciar dhe parandalimin e futjes së sendeve që cenojnë rendin dhe rregullin brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.
“KORÇA BOOM”
















