top of page

Operacioni i AMP kundër ndërtimeve pa leje, të arrestuar dy policë, aksioni në vijim

  • 1 hour ago
  • 1 min read

AMP zhvilloi këtë të premte një aksion në Sarandë dhe Ksamil kundër ndërtimeve pa leje.


Mësohet se të paktën dy policë janë arrestuar, pasi ishin të përfshirë në ndërtime pa leje.


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur një operacion të gjerë në Sarandë, Ksamil dhe zonat përreth, në kuadër të hetimeve mbi përfshirjen e dyshuar të efektivëve të policisë në ndërtime pa leje.


Sipas informacioneve paraprake, aksioni është shtrirë në disa pika të ndryshme të zonës bregdetare, ndërsa hetimet po fokusohen te veprimtaria e disa punonjësve të policisë që dyshohet se kanë favorizuar ose janë përfshirë në aktivitete të paligjshme ndërtimore.


Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se operacioni është në zhvillim e sipër dhe pritet të shoqërohet me masa të mëtejshme, përfshirë edhe arrestime të mundshme në Komisariatin e Sarandës.


Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi numrin e personave të përfshirë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe rolit të secilit efektiv të dyshuar.

"KORÇA BOOM"


bottom of page