Opozita bojkotoi votimin, Niko Peleshi votohet si kryetar i Kuvendit, merr 84 vota pro
- Korca Boom
- Sep 12, 2025
- 1 min read
Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme.
Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama për të marrë këtë detyrë.
Propozimi u hodh në votim të fshehtë në seancën e sotme plenare, ku ia doli të grumbulloi 84 vota pro. 87 deputetë morën pjesë në votim.
Opozita, që ishte kundër emrit të Peleshit për drejtimin e Kuvendit, bojkotoi votimin dhe në vend të fletës së votës, hodhi në kuti pankarta kundër qeverisë ‘Rama 4’.
“KORÇA BOOM”



















