top of page

Orët e para të mëngjesit sjellin zjarr, lokali digjet plotësisht

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 29
  • 1 min read

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një zjarr ka shkatërruar plotësisht një lokal me konstruksion druri në Ksamil.


Lokali, i marrë me qira nga shtetasi me inicialet K. L., është bërë i papërdorshëm për shkak të flakëve.


Ngjarja u raportua rreth orës 03:10, ndërsa zjarrfikësit dhe policia mbërritën menjëherë në vendngjarje.


Deri tani, nuk dihen shkaqet që çuan në përhapjen e zjarrit.


Policia njofton se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page