top of page

Paga deri në 2300 euro, rritja për 3 kategori në Policinë e Shtetit: Koçiu shpjegon skemën

  • 10 hours ago
  • 1 min read

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka njoftuar një rritje të re pagash për një pjesë të punonjësve të Policisë së Shtetit.


Sipas saj, nga kjo masë do të përfitojnë rreth 720 efektivë, kryesisht pjesë e strukturave me nivel të lartë rrezikshmërie.


Gjatë deklaratës për mediat, Koçiu bëri të ditur se rritja e pagave është propozuar për vitin 2026 dhe synon të shpërblejë efektivët që janë në vijën e parë të përballjes me krimin dhe situatat me rrezik të shtuar.


“Kemi propozuar një rritje të re pagash përsa i përket punonjësve të policisë së shtetit, janë rreh 720 punonjës të cilët do të përfitojnë një rritje të mëtejshme dhe është rritje që shpërblen të gjithë ata efektivë, që përballen dhe që janë në vijën e parë të rrezikshmërisë me të gjithë ata kryejnë vepra të rrezikshme.


Bëhet fjalë për 3 struktura RENEA forcat kombëtare të sigurisë dhe ato operacionale. Janë është një fond pagash që është parashikuar në vitin 2026. Me rritjen që këto kategori marrin tani, mjafton të them që një inspektor i thjeshtë kalon në një pagë 1600 euro, ndërsa për një drejtues në RENEA 2300 euro. Për forcat operacionale, grada inspektor 1200 dhe ajo komisar 1600 dhe 1700 euro. Është një politikë rritje page, e cila tregon me vepra mbështetjen që japin punonjësit e policisë së shtetit. Dhe nga ana tjetër është një rritje që mundëson ruajtjen e efektivëve më të mirë në këto trupa policore”, tha Koçiu./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page