Pagat e administratës publike indeksohen 2,5 % nga 1 janari
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Për herë të parë, pagat e administratës publike do të indeksohen për t’iu përshtatur përafërsisht masës së inflacionit.
Në buxhetin e vitit 2026, qeveria indeksimin e pagave në masën 2,5%, duke nisur nga 1 janari 2026. Kostoja e politikës së rritjes së pagës minimale dhe indeksimit të pagave në administratën qendrore llogaritet rreth 9,3 miliardë lekë.
Indeksimi i pagave çdo dy vjet është një masë e miratuar dy vite më parë, përmes ligjit “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”.
Kjo masë i hapi rrugë edhe rritjes graduale të pagave të punonjësve të administratës.
Numri i punonjësve në vitin 2026 pritet të kalojë 87 mijë./ Oranews
“KORÇA BOOM”



















