Pagesa e taksës së mjeteve bëhet 100% online, ja çfarë përfiton qytetari
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njofton qytetarët se pagesa e taksës së mjeteve realizohet tashmë plotësisht online përmes platformës e-Albania, duke mundësuar pagesë me çdo kartë bankare, në mënyrë të thjeshtë dhe pa nevojën e prezencës fizike.
Ky shërbim digjital përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe lehtësimit të proceseve për qytetarët, duke ofruar një procedurë të shpejtë, të sigurt dhe të aksesueshme nga telefoni ose kompjuteri.
Përfitimet konkrete për qytetarët
282,975,000 lekë të kursyera, nga eliminimi i paraqitjes fizike në sportelet e DRSHTRR
56,146 ditë pune të fituara, duke shmangur kohën e pritjes dhe udhëtimit
23,100,100 km rrugë të shmangura, nga evitimi i udhëtimeve mesatare vajtje-ardhje për kryerjen e shërbimit
1,617,000 litra karburant të kursyera, me ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik dhe mjedisor
Ky shërbim është rezultat i bashkëpunimit mes DPSHTRR, Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe sektorit bankar, me qëllim zgjerimin e shërbimeve digjitale dhe përmirësimin e përvojës së qytetarëve.
Synimi i DPSHTRR mbetet ofrimi i shërbimeve publike më të thjeshta, më të aksesueshme dhe më pranë qytetarëve, duke reduktuar kostot, kohën dhe burokracinë.
"KORCA BOOM"



















