Pamje të rënda, nxirret një trup i pajetë nga lumi
9 hours ago
1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një trup i pajetë është nxjerrë nga lumi Lana.
Sipas informacioneve paraprake, trupi, që dyshohet se i përket një vajze, është nxjerrë në zonën pranë ish-ekspozitës. Pas nxjerrjes nga lumi, ai është mbuluar me një çarçaf të bardhë.
Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar mbi identitetin e personit apo rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Ngjarja nuk rezulton deri tani të ketë lidhje me protestat që po zhvillohen në kryeqytet. Pritet që Policia e Shtetit të japë më shumë detaje për rastin në vijim.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
“KORÇA BOOM”
















