top of page

Sherr mes fqinjëve për pronën, 52-vjeçari përfundon në Spital

5 hours ago
1 min read

Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me plagosjen e një 52-vjeçari, i cili dyshohet se është goditur me kosore nga fqinji i tij 62-vjeçar.


Ngjarja është regjistruar në fshatin Kodras, ku pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të të dyshuarit, me inicialet I. H.


Sipas hetimeve paraprake, 62-vjeçari dyshohet se ka tentuar të vrasë fqinjin e tij, A. D., 52 vjeç, pas një mosmarrëveshjeje për pronën.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kanë kryer veprimet procedurale dhe e kanë arrestuar 62-vjeçarin për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme hetimore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page