top of page

Ngjarje e rëndë, 60-vjeçari gjendet pa shenja jete

4 hours ago
1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në zonën e plazhit, ku një rreth 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, në lagjen nr. 13. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me inicialet Q. D., rreth 60 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati, duke humbur jetën.


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.


Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa dyshimet paraprake po verifikohen nga autoritetet.

“KORÇA BOOM”


bottom of page