Dy policë pezullohen pas ndërhyrjes në protestë, zbardhen inicialet e efektivëve
Pamjet filmike nga protesta e zhvilluar në Tiranë kanë sjellë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dy punonjësve të Policisë, të dyshuar për tejkalim të kompetencave dhe shkelje të parimit të proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes ndaj protestuesve.
Vendimi është marrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, pas publikimit të pamjeve ku shfaqen dy efektivët gjatë veprimeve të tyre në tubim.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për inspektorët me inicialet E. P. dhe T. Ç., të cilët shërbejnë në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.
Pezullimi vjen pas vlerësimit të pamjeve filmike, të cilat kanë ngritur dyshime për përdorim të tepruar të forcës gjatë ndërhyrjes policore.
Rasti pritet të ndiqet nga strukturat përkatëse për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e mundshme të punonjësve të përfshirë.
“KORÇA BOOM”
















