top of page

18 protestuesit përpara gjykatës, merret vendimi për masat e sigurisë

5 hours ago
1 min read

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka shqyrtuar këtë të premte, më 16 tetor, kërkesat e Prokurorisë për 18 personat e ndaluar gjatë protestave në kryeqytet.


Pas shqyrtimit të çështjeve, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për A. Th., i dyshuar për disa vepra penale, mes tyre goditje për shkak të detyrës, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, shkatërrim prone, shkatërrim prone me zjarr dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Në njoftimin zyrtar përmendet edhe dyshimi për vjedhjen e bankave dhe arkave të kursimit.


Ndërkohë, pesë persona janë lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për pjesën tjetër të të ndaluarve gjykata ka caktuar masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.


Gjykata ka vlerësuar të ligjshme arrestimet në flagrancë dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të personave ndaj të cilëve nuk është caktuar masa “arrest në burg”, me kusht që të mos mbahen të ndaluar, të arrestuar apo të dënuar për vepra të tjera penale.


Vendimet mund të ankimohen në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda pesë ditëve, duke filluar nga dita pas njoftimit të vendimit.


Personat e përmendur janë nën hetim dhe dyshimet ndaj tyre nuk përbëjnë fajësi të provuar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page