Protestat në Tiranë, Ambasada e Izraelit mbyll dyert, nuk dihet kur do të rihapet
Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar mbylljen e përkohshme të aktivitetit të saj për shkak të zhvillimeve të fundit në kryeqytet, në një kohë kur vijojnë protestat.
Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, ambasada bën me dije se do të qëndrojë e mbyllur deri në një njoftim të dytë. Rihapja e saj do të varet nga ecuria e situatës.
“Për shkak të zhvillimeve të fundit, Ambasada e Izraelit në Tiranë është aktualisht e mbyllur. Rihapja e Ambasadës do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata”, thuhet në njoftim.
Ambasada ka bërë të ditur gjithashtu se për çështje urgjente konsullore, qytetarët mund të kontaktojnë numrin celular të emergjencës së institucionit.
Në përfundim të njoftimit, përfaqësia diplomatike falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe thekson se do të publikojë përditësime të tjera në varësi të zhvillimeve.
Mbyllja vjen në një moment tensionesh dhe protestash në Tiranë, ndërsa ende nuk është përcaktuar një datë për rifillimin e aktivitetit normal të ambasadës.
“KORÇA BOOM”
















