K*im i rëndë në familje, 73-vjeçari godet bashkëshorten në kokë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në fshatin Barbullush, në Vaun e Dejës, ku një 73-vjeçar dyshohet se ka goditur me çekiç në kokë bashkëshorten e tij, duke e plagosur rëndë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00. E dëmtuara është 68 vjeçe dhe është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.
Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen e bashkëshortit të saj, shtetasit me inicialet V. K., i cili është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Deri në këto momente, motivet e konfliktit nuk janë bërë të ditura. Policia po vijon hetimet për të sqaruar dinamikën e plotë të rastit.
“KORÇA BOOM”
















