Sulmohet me th*kë taksisti 50-vjeçar, policia në kërkim të 65-vjeçarit
Një taksist 50-vjeçar është plagosur me thikë mesditën e sotme në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:08, pranë rrethrrotullimit të Shëngjinit.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, i dëmtuari, shtetasi me inicialet A. M., banues në Lezhë, ka njoftuar vetë autoritetet pasi është goditur në pjesën e barkut me mjet prerës.
Për ngjarjen dyshohet shtetasi N. N., 65 vjeç, i cili pas incidentit është larguar, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.
Pas plagosjes, 50-vjeçari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personit të dyshuar.
“KORÇA BOOM”
















