Panik nga tërmeti i momentit, epiqendra me thellësi 14.4 km
- 6 minutes ago
- 1 min read
Greqia është goditur sot nga një tjetër tërmet, që shkaktoi panik mes banorëve në zonën përreth.
Lëkundjet sizmike u regjistruan me një forcë prej 3.3 ballë të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ishte në ishullin e Amorgos.
Sipas informacioneve të Institutit Gjeodinamik të Greqisë, epiqendra ndodhet 15 kilometra në jug-juglindje të Arkesinit, me një thellësi fokale prej 14.4 kilometra.
Derisa të dhënat paraprake nuk raportojnë dëme të mëdha materiale apo të lënduar, autoritetet vijojnë monitorimin e situatës për çdo zhvillim të mëtejshëm.
"KORCA BOOM"
















