top of page

Panik në mesnatë, flakët përfshijnë apartamentin me 4 persona brenda

  • Jun 23
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është shmangur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku një familje me katër anëtarë është shpëtuar nga flakët falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:03 në rrugën “Bernard Bilota”, në zonën e njohur si Pallatet e Arabit, në hyrje të Laprakës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë apartamentin ku ndodheshin dy prindër dhe dy fëmijët e tyre të vegjël.


Mes ankthit dhe panikut, evakuimi i familjes është realizuar nga ballkoni i komshiut, duke shmangur në minutat e fundit një tragjedi të mundshme.


Falë reagimit të menjëhershëm dhe ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse, të katër anëtarët e familjes janë nxjerrë në kohë nga banesa dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.


Rrethanat dhe shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende nën hetim.

“KORÇA BOOM”


bottom of page