Paralajmërimi i mjekëve: Përdorimi i telefonit natën mund të shkaktojë humbje të shikimit
- Korca Boom
- 3 days ago
- 1 min read
Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë për një rrezik serioz që shumë njerëz e injorojnë: përdorimi i telefonit në errësirë totale gjatë natës mund të dëmtojë rëndë sytë, madje në raste ekstreme të çojë edhe në humbje të përhershme të shikimit.
Një mjek okulist shpjegon se personat me një ndërtim të veçantë të syrit, të quajtur “kënde të ngushta”, janë më të ekspozuar ndaj këtij rreziku.
Në errësirë, bebëza e syrit zgjerohet për të lejuar më shumë dritë, por tek disa njerëz kjo zgjatje mund të bllokojë rrjedhjen natyrale të lëngut brenda syrit.
Si pasojë, rritet presioni i brendshëm i syrit, duke shkaktuar glaukomë akute me mbyllje të këndit, e cila mund të dëmtojë nervin optik brenda pak orësh. Pa trajtim të menjëhershëm, dëmtimi bëhet i pakthyeshëm dhe shikimi nuk rikuperohet më.
Mjekët theksojnë se ndriçimi i fortë i ekranit të telefonit në një ambient tërësisht të errët është një nga faktorët kryesorë që nxit këtë gjendje.
“KORÇA BOOM”
