top of page

Parashikimi i motit, 25 maj 2026

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Të hënën vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.


Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, kryesisht nga orët e mesditës deri në pasdite, veçanërisht në relievet malore.


Reshje të dobëta shiu priten në mënyrë lokale gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, kryesisht në zonat malore të jugut dhe lindjes së vendit. Pas orëve të pasdites, reshjet e shiut pritet të ndërpriten në të gjithë territorin.


Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 12 m/s.


Deti: Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page