Parashikimi i motit, 27 shkurt 2026
- 2 days ago
- 1 min read
Këtë të premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas parashikimeve të metereologëve, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare dhe kalimtare.
Era do të fryjë e lehtë, me drejtim juglindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s.
Në det pritet valëzim i ulët, me forcë 1–2 ballë.
“KORÇA BOOM”
















