top of page

Parashikimi i motit për ditën e sotme (e diel), sa do të shkojnë temperaturat!

  • May 17
  • 1 min read

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.


Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura më këto të fundit më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje të territorit.


Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht në veri e qendër reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave afatshkurtra.


Pas orëve të mesditës reshjet e shiut pritet të lokalizohen vetëm në relievet malore në veri e lindje me intensitet të ulët dhe në mënyrë të izoluar.


Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 19 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 5 gradë celcius.


Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare, zonave luginore dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri në 17 m/s.

“KORÇA BOOM”


bottom of page