Parashikimi i motit për sot, 27 nëntor 2026
Si pasojë e masave ajrore të paqëndrueshme, vendi ynë do të mbetet me vranësira dhe reshje shiu e dëbore, ku gjatë paradites më problematike situata do të jetë në veri dhe veriperëndim të territorit, ku priten edhe përmbytje.
Sipas MeteoAlb, orët e pasdites do të sjellin shtim të intensitetit të reshjeve në qendër dhe jug të territorit, ku Durrësi, Elbasani, Vlora dhe Gjirokastra do të raportojnë mjaft probleme.
Kjo situatë e motit do të vijojë deri vonë pas mesnate, ku reshjet do të spostohen drejt zonave juglindore, duke gjeneruar reshje me intensitet të lartë edhe në qarkun e Korçës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale dhe maksimale, duke u luhatur nga 6°C, vlera më e ulët e shënuar në qarkun e Korçës, deri në 21°C, vlera më e lartë, e cila do të shënohet në disa qytete të Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi mbi 65 km/h, nga drejtimi verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 4 ballë.
“KORÇA BOOM”
















