top of page

SKËNDERBEU sot për 3 pikë në kryeqytet ndaj Tiranës. Java e 13-të luhet në 3 ditë, ja përballjet

2 hours ago
1 min read

FSHF si zakonisht nuk njeh festa dhe për ato të nëntorit, ka rezervuar sfida të javës së 13-të të Kategorisë Superiore në kalendarin e saj, ku ka ndarë sfidat në tre ditë të ndryshme.


Ndeshja Tirana-Skënderbeu do të luhet sot, të premten, kjo për shkak të protestës kombëtare.


Tirana-Skënderbeu sipas vendimit që ka marrë Federata Shqiptare e Futbollit do të luhet sot, më 27 nëntor, ora 13:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”.


Ky vendim vjen pas kërkesës së policisë, për ta afruar ndeshjen me një ditë për shkak të protestës kombëtare që do të mbahet më 28 nëntor.


Po sot luhet edhe derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit i cili luhet në orën 18:30.


Të shtunën, më 28 nëntor, do të luhet në orën 13:30 Vora-Teuta. Ndërkaq, në orën 16:00 është planifikuar të luhet dueli mes Vllaznisë dhe Laçit.


Java mbyllet me ndeshjen e të dielës ku Egnatia kryesuese do të jetë pritëse përballë Elbasanit.


JAVA 13, AXHENDA


SOT, 27.11.2026

Tirana-Skënderbeu ora 13:30

Dinamo-Partizani ora 18:30


E shtunë, 28.11.2026

Vora-Teuta ora 13:30

Vllaznia-Laçi ora 16:00


E diel, 29.11.2026

Egnatia-Elbasani ora 18:30

“KORÇA BOOM”


bottom of page