Parashikimi i motit për sot, e premte, 13 mars 2026!
- 2 hours ago
- 1 min read
Ditën e premte, më 13 mars, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri mesatare.
Reshjet lokale të shiut priten të bëhen prezente në orët e mesditës deri pasdites përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të territorit.
Ndërkohë era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.
Ndërsa, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i forcës 2-4 ballë.
“KORÇA BOOM”
















