top of page

Parashikimi i motit për sot, ja ku do të ketë reshje shiu

  • May 12
  • 1 min read

Gjatë ditës së sotme, në territorin e Shqipërisë priten reshje të dobëta, që në disa zona mund të arrijnë deri në intensitet mesatar.


Sipas Institutit të Gjeoshkencave, më të theksuara reshjet dhe shtrëngatat e shkurtra do të jenë në qarkun e Shkodrës, ndërsa në qarqet e tjera parashikohen reshje më të lehta dhe të izoluara.


Të martën, temperaturat pritet të luhaten si më poshtë:


Në zonat bregdetare: 17°C deri në 23°C


Në ultësirën perëndimore: 14°C deri në 25°C


Në zonat malore: 10°C deri në 18°C


Gjatë ditës së sotme era pritet të forcohet, duke arritur shpejtësi mesatare deri të lartë në disa zona.

“KORÇA BOOM”


bottom of page