PARASHIKIMI I MOTIT: Shi, borë dhe erë e fortë nga e mërkura!
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Meteorologët parashikojnë se nga e mërkura reshjet do të rikthehen në pjesë të ndryshme të vendit, me intensitet mesatar deri lokalisht të fortë, të shoqëruara edhe me stuhira.
Katër qarqe do të jenë më të rrezikuara: Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.
Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se në këto zona mund të regjistrohen përmbytje të shpejta, përfshirë përmbytjen e rrugëve urbane dhe lumenjve të vegjël malorë. Në veri, mbi 1 mijë metra lartësi, reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me bore.
Intensiteti i reshjeve pritet të ulet të enjten, por meteorologët paralajmërojnë se moti do të mbetet i paqëndrueshëm edhe ditët në vijim, duke përfshirë periudhën e fundnëntorit.
Era në bregdet dhe zonat malore do të jetë e fortë, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të përjetojë erë me intensitet mesatar.
Banorët dhe autoritetet lokale këshillohen të jenë të kujdesshëm ndaj përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të mundshme të dheut, si dhe të ndjekin paralajmërimet e meteorologëve./ Zoom.al
“KORÇA BOOM”



















