“Parashikoi” finalen me Mirin në Big Brother VIP? Postimi i Selinës në 2011 bëhet viral
- 3 days ago
- 1 min read
Një postim i vjetër i Selin Bollatit në rrjetet sociale ka rikthyer vëmendjen e publikut dhe po qarkullon me shpejtësi online, duke u cilësuar nga shumë ndjekës si një “parashikim” i çuditshëm i asaj që po ndodh në Big Brother VIP Albania.
Bëhet fjalë për një status të publikuar në vitin 2011, kur Selina ishte vetëm nëntë vjeçe.
Në atë kohë, ajo kishte shkruar një përshëndetje të thjeshtë për Dr. Flori, duke përmendur tekstin “2011 ju persh”. Një postim tipik fëmijëror, por që sot po merr një kuptim krejt tjetër për publikun.
E gjithë vëmendja lidhet me raportin e saj me Mirin, anëtar i grupit të njohur West Side Family. Marrëdhënia mes tyre brenda shtëpisë së BBVA ka qenë ndër më të komentuarat e këtij sezoni, duke kaluar nga momentet e afërsisë tek përplasjet dhe debatet e forta.
Ajo që e bën edhe më interesante këtë histori është fakti se të dy, si Selina ashtu edhe Miri, kanë siguruar një vend në finale. Kështu, një postim i bërë vite më parë nga një vajzë e vogël, sot po shihet nga shumë si një rastësi e pabesueshme që lidhet drejtpërdrejt me rrugëtimin e saj në reality show./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”

















