top of page

Parkimi dysh bëhet vepër penale, qytetarët në alarm për gjobat dhe burgun

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, pa praninë e deputetëve të opozitës të cilët janë në terren për përgatitjet e protestës së së shtunës, u diskutua dhe miratua një ndryshim i rëndësishëm në kodin penal.


Parkimi dysh i automjeteve, që deri tani ishte ndëshkuar vetëm me gjobë, tani kthehet në një vepër penale e dënueshme me burg. Relatori socialist, deputeti Ervin Hoxha, shpjegoi arsyet e këtij ndryshimi:


“Rritja e sigurisë rrugore dhe mbrojtja e jetës së qytetarëve duke ndëshkuar parkimin në rresht të dytë që pengon qarkullimin e mjeteve emergjente; parandalimi i bllokimeve totale të rrugëve dhe pengesave serioze për këmbësorët; forcimi i efektit parandalues të ligjit penal; dhe sigurimi i një kuadri ligjor të qartë dhe efektshëm për institucionet e zbatimit të ligjit,” – tha Hoxha.

"KORCA BOOM"


bottom of page