Motra 16-vjeçare plagoset nga vëllai i mitur
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik, ku një 14-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për sulm ndaj motrës së tij 16-vjeçare.
Incidenti ndodhi të enjten në orën 17:30, në zonën e Asvestoçorit, ku i mituri dyshohet se e sulmoi brutalisht motrën, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
16-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, dhe më pas u largua për në shtëpi. Ndaj të miturit rëndon akuza për veprën penale “Dhuna në familje”. Pas procedurave, ai u paraqit para prokurorit dhe më pas u lirua, ndërsa hetimet paraprake vazhdojnë.
"KORCA BOOM"



















