POLICIA/ Vjedhje dhe arrestime në Korçë. Plas cannabisi në Maliq. Ngjarje në Kolonjë dhe Pogradec. Ja komunikata e bluve!
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 2 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.01.2026, për një konflikt fizik në lagjen nr.3, Pogradec, bëjmë me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kapën shtetasin e shpallur në kërkim për këtë ngjarje, K. N., 37 vjeç, banues në Pogradec, i cili, pas konsultimit me Prokurorin, u vendos që do të hetohet në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Th., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke vjedhur vegla pune, në banesën e shtetasit Gj. O., në lagjen nr. 2, Korçë. Sendet e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen E. C., 41 vjeçe, banuese në Korçë, pasi në muajin shkurt 2025, dyshohet se i ka marrë shtetasit Q. A., një shumë monetare, të cilën nuk ja ka kthyer, duke e mashtruar.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Maliq, si edhe shpallën në kërkim shtetasin R. B., 24 vjeç, banues në Maliq, pasi gjatë kontrollit në lokalin që kishin në përdorim, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një fenelinë si ato të Policisë. Nga verifikimet rezultoi se subjekti nuk ishte i regjistruar në organet tatimore.
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-R. M., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin H. E., 69 vjeç, banues në Tiranë, këmbësor, i cili u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën;
-një 17-vjeçar, banues në Korçë, pasi në bulevardin “Fan Noli”, Korçë, ndërkohë që drejtonte automjetin, pa leje drejtimi, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar.
Specialistët për Hetimin Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. H., 24 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në fshatin Pirg, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka prishur qetësinë publike duke xhiruar gomat dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë, për të ndaluar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. M., 40 vjeç dhe E. Sh., 40 vjeç, banues në Ersekë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Këta dy shtetas dje në qytetin e Ersekës, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Gjatë kontrollit fizik shtetasit E. Sh., ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















