Një sulmues i ri zbarkon në Korçë, Skënderbeu dërgon sinjal të fortë
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Skuadra korçare vijon të jetë aktive në merkato dhe tashmë është konfirmuar edhe afrimi më i ri, i cili lidhet me vijën e sulmit. Bëhet fjalë për Aldi Gjumsin, sulmuesin 23-vjeçar, i cili ka firmosur kontratën me Skënderbeun.
Gjumsi është ish-futbollist i Tiranës dhe për shërbimet e tij kishte interes nga disa ekipe. Megjithatë, në momentet e fundit, sulmuesi u bind nga projekti dhe ambicia e klubit korçar, duke zgjedhur të vazhdojë karrierën te Skënderbeu.
Me këtë lëvizje, korçarët tregojnë qartë synimin për të përforcuar repartin ofensiv me lojtarë cilësorë, në mënyrë që të rrisin efikasitetin në fazën e shënimit për pjesën e mbetur të sezonit.
"KORCA BOOM"



















