top of page

Tragjedi familjare: V*et bashkëshorten dhe më pas v*et veten

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një ngjarje tragjike ka tronditur Italinë, ku një 63-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës.


Sipas mediave italiane, Pasquale Calzone, kontabilist 63-vjeçar, qëlloi për vdekje gruan e tij Assunta Currà, 55 vjeçe, me disa të shtëna me armë zjarri dhe më pas u vetëvra me të njëjtën armë. Ngjarja ndodhi në Mileto, në provincën e Vibo Valentia.


Raportohet se çifti ishte i ndarë prej rreth një viti. Vrasja dhe vetëvrasja ndodhën brenda banesës së burrit. Sipas hetimeve paraprake të Karabinierëve, dyshohet se krimi ndodhi pas një grindjeje të lidhur me ndarjen e tyre.


Autoritetet bëjnë me dije se arma e përdorur ishte e regjistruar ligjërisht në emër të autorit. Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes së rëndë.

"KORCA BOOM"


bottom of page