Pas disa ditësh kërkimesh, gjendet pa shenja jete i moshuari
- Korca Boom
- 3 days ago
- 1 min read
Është gjetur i pajetë 82-vjeçari Ali Avdolli, i cili ishte shpallur i humbur pasi ishte larguar pa adresë nga banesa e tij, në prag të natës së ndërrimit të viteve.
Pas disa ditësh kërkimesh, trupi i të moshuarit është konstatuar pa shenja jete. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të vdekjes, as vendi i saktë ku ai u gjet, ndërsa pritet që autoritetet kompetente të kryejnë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Policia dhe organet përkatëse po vijojnë hetimet për të hedhur më shumë dritë mbi këtë rast.
"KORCA BOOM"



















