top of page

Pas mbledhjes politike, socialistët mblidhen në një takim informal me kafe. Rama flet për zgjedhjet në Tiranë dhe rikthimin e patronazhistëve

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 24, 2025
  • 1 min read

Pas përfundimit të mbledhjes në selinë rozë, përfaqësues të Partisë Socialiste janë ulur për të konsumuar një kafe së bashku, në një atmosferë informale. Në foto të publikuara nga vendi i takimit, shihen të pranishëm kryeministri Edi Rama, ministrja Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhja, Andis Salla, Mirela Kumbaro, Petrit Malaj, Iris Luarasi, Pirro Vengu, Mimi Kodheli, Luljeta Bozdo, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Besfor Lamallari dhe të tjerë.


Takimi i mëparshëm në seli u zhvillua në kuadër të zhvillimeve të fundit politike, veçanërisht lidhur me zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra.


Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka përmendur edhe rrjetin e patronazhistëve, duke u shprehur se ata janë të gatshëm për t'u aktivizuar në funksion të fushatës dhe, sipas tij, "mezi presin të hakmerren" ndaj përqeshjeve të bëra nga opozita.

“KORÇA BOOM”


bottom of page