top of page

Pas një konflikti familjar, 44-vjeçari sulmon policët

  • 5 days ago
  • 1 min read

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar në Durrës, pasi ka fyer dhe kanosur dy punonjës të Policisë gjatë kohës që ndodhej i shoqëruar në komisariat.


Sipas njoftimit zyrtar, në pranga është vënë shtetasi me inicialet Xh. M., banues në Durrës. Ai ishte shoqëruar fillimisht në ambientet e Policisë për një konflikt në familje.


Gjatë qëndrimit në komisariat, 44-vjeçari ka fyer dhe kërcënuar dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme, çka ka çuar në arrestimin e tij në flagrancë.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page