top of page

Pas thirrjeve për t’u bërë kryeministër, Marin Mema reagon publikisht

  • 13 hours ago
  • 1 min read

Gazetari dhe dokumentaristi i njohur Marin Mema ka reaguar pas një komenti në rrjetet sociale, ku një ndjekës i sugjeronte të hynte në politikë dhe madje e shihte si një figurë që mund të drejtonte vendin në të ardhmen.


Në komentin e tij, ndjekësi shprehej se Shqipëria ka nevojë për njerëz patriotë dhe të pakorruptuar në politikë, duke i bërë thirrje Memës të angazhohej në këtë fushë.


Por përgjigjja e gazetarit ishte e qartë dhe pa ekuivoke. “Politika nuk është bota ime! Jam shumë idealist për një botë të pisët siç është ajo e politikës shqiptare!”, shkroi Marin Mema.


Reagimi i tij ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, ku shumë ndjekës kanë komentuar deklaratën dhe kanë shprehur mendimet e tyre mbi mundësinë e përfshirjes së tij në politikë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page