top of page

Pas transferimit të Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burg me djalin e vogël në krah

4 hours ago
1 min read

Ajola Xoxa është paraqitur në burgun e Fierit për të vizituar bashkëshortin e saj, Erion Veliaj, i cili u transferua një ditë më parë nga burgu i Durrësit në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fier.


Ajo është parë në ambientet e burgut me djalin e vogël në krah, për të takuar kryebashkiakun e Tiranës, i cili ndodhet në paraburgim.


Më herët gjatë ditës, në burgun e Fierit ishte paraqitur edhe nëna e Veliajt, e cila gjithashtu e ka vizituar të birin pas transferimit.


Foshnja që Ajola Xoxa mbante në krah është djali i dytë i çiftit, i cili erdhi në jetë më 29 qershor 2026. Në kohën kur lindi fëmija, Veliaj ndodhej në paraburgimin e Durrësit dhe mori një leje të posaçme 48-orëshe për të takuar bashkëshorten dhe foshnjën në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.


Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për korrupsion dhe pastrim parash. Çështja e tij është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

“KORÇA BOOM”


bottom of page