top of page

PAVLINA EVRO feston ditëlindjen e…/ Edhe 100 vite të tjera Legjendë!

  • 3 days ago
  • 2 min read

Sot është një ditë e shënuar për një pej Ikonat e atletikës shqiptare, Pavlina Evro, e cila feston 61-vjetorin e lindjes. Padiskutim një emër si Evro meriton respekt dhe mirënjohje, për atë që i ka dhënë sportit shqiptar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën europiane. Evro është vërtet Legjendë.


Atletja korçare Pavlina Evro është vetë historia e atletikës shqiptare dhe europiane.


Më emrin e atletes korçare janë të lidhura garat e shumta të atletikës në disiplinat e vrapimeve të mesme e të gjata ashtu siç janë të lidhura me Evron tituj të shumtë e medalje si të asnjë atleteje tjetër.


Për të ardhur tek mitingjet e Nicës e Oslos aty ku Evro në garen e 1500 metrave do të vendoste kohën 4 minuta 0.6 sekonda e 87 të qindtat, kohë e cila për shumë vite ka ngelur në 10 kohët më të mira të botës në këtë disiplinë.


Pavlina Evro kishte lindur për të vrapuar e vendosur rekorde në shumë gara, aq sa trajneri Piro Kasati me Pavlina Evron ka guxuar të sulmojë shkollën e madhe rumune të këtyre vrapimeve, me një atlete si Melinte sepse Piro Kasati me Evron ka bërë një punë shkencore të paparë në historinë e atletikës shqiptare.


Ndaj e per këtë janë gjithë ato rezultate, ndaj e për këtë janë gjithë ato medalje, akoma më tej, ndaj e per këtë Pavlina Evro nuk është thjesht atlete por është histori e garave të vrapimeve të mesme e të gjata, edhe në kushte kur atletja e madhe stërvitej e vraponte në pista me qymyr në vendin tonë, vraponte edhe duke mos pasur bazën materiale si të atleteve europiane.


Pavlina Evro për aq sa ishte në pistë, nuk ka ndaluar se vrapuari aq sa nuk vraponin të gjithë atletët e këtyre garave të marra së bashku.


Ndaj ajo mbetet atletja me e madhe e historisë shqiptare dhe jo vetëm.


Stafi i portalit “Korça Boom” gjen rastin të urojë Pavlina Evron: Edhe 100 Legjendë, shëndet dhe vetëm gëzime të kesh!

“KORÇA BOOM”


bottom of page