top of page

Piastri triumfon në Barcelonë – Dy McLaren në majë, Verstappen penalizohet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 2 min read

FIA Formula 1 – Kampionati Botëror 2025Çmimi i Madh i Spanjës – Barcelona (Raundi IX): 30-31 Maj & 1 Qershor


Gara e nëntë e Botërorit 2025 në Formula 1 u zhvillua këtë të diel, më 1 Qershor, në pistën legjendare të Circuit de Barcelona-Catalunya në Montmelo. Me këtë garë përfundoi triptiku evropian: Imola – Monaco – Spanja.


Podiumi i GP Spanjës:

  1. Oscar Piastri (McLaren)

  2. Lando Norris (McLaren)

  3. Charles Leclerc (Ferrari)


Oscar Piastri i McLaren triumfoi në Barcelonë, duke regjistruar fitoren e tij të dytë për sezonin dhe njëherësh një fitore të dyfishtë për skuadrën britanike, që dominon aktualisht F1. Piastri forcon kryesimin në renditjen e pilotëve me 186 pikë, 10 më shumë se shoku i tij i skuadrës, Lando Norris (176).


Rrjedha e garës:

Gara nisi me shumë pritshmëri për shkak të zbatimit të direktivës së re të FIA-s për modifikimin e krahëve të përparmë. Megjithatë, spektakli i shumëpritur nuk ndodhi – McLaren vazhdoi të dominojë.


Në start, kampioni në fuqi Max Verstappen tentoi të kalojë mes dy McLaren, por pozicionet kryesore mbetën të pandryshuara për pjesën më të madhe të garës. Strategjitë në bokse ishin vendimtare. Red Bull u tregua agresiv me Verstappen, i cili luftoi i vetëm kundër dy McLaren, dy Ferrari dhe dy Mercedes. Max ishte praktikisht i vetmi që bëri një garë në sulm të pastër.


Drama erdhi në fund të garës, kur makina e sigurisë u aktivizua pas daljes nga pista të Kimi Antonelli (Mercedes). Pas rifillimit, Verstappen u përplas lehtë me George Russell dhe u penalizua me 10 sekonda. Kjo e zbriti atë nga pozita e 4-të në vendin e 10-të në klasifikim.



Rezultatet Kryesore:

  • 4. George Russell (Mercedes)

  • 5. Nico Hulkenberg (Stake Sauber) – përfitoi nga penaliteti i Verstappen.

  • 6. Lewis Hamilton (Ferrari) – pati një garë solide, por u tejkalua në fund nga Hulkenberg.

  • 7. Isack Hadjar (Visa Cash App RB)

  • 8. Pierre Gasly (Alpine)

  • 9. Fernando Alonso (Aston Martin) – merr pikët e para të sezonit në shtëpi.

  • 10. Max Verstappen (Red Bull) – penaliteti e zbret në fund të zonës së pikëve.


Ndalesa & Tërheqje:

  • Jashtë top 10: Yuki Tsunoda (Red Bull) dhe Carlos Sainz (Williams).

  • Gara nuk u përfundua nga: Alex Albon (Williams) – probleme teknike, dhe Kimi Antonelli (Mercedes) – pas një aksidenti në fund të garës.


Renditja e Pilotëve (Top 3):

  1. Oscar Piastri – 186 pikë

  2. Lando Norris – 176 pikë

  3. Max Verstappen – 137 pikë


Çfarë vjen më pas?

Pas mbylljes së garave evropiane, Formula 1 do të zhvendoset drejt Amerikës së Veriut. Gara e radhës është GP Kanada në Montreal, që zhvillohet më 13-15 Qershor 2025, pas një jave pushim për ekipet.




“KORÇA BOOM”



bottom of page