Radhë kilometrike dhe pritje me orë të tëra në Qafë Thanë, kryetari i Bashkisë Pogradec: T’i jepet zgjidhje
May 25
1 min read
Pritjet në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë, jovetëm që janë kilometrike por shkaktojnë dhe pritje me orë të tëra për të hyrë dhe dalë nga Shqipëria.
Kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli u shpreh se ky ka qenë një problem evident dhe se ka kërkuar nga ana e institucioneve të gjendet një zgjidhje e përshtatshme për të shmangur radhët në kufi e bashkë me to stresin dhe lodhjen.
“Ajo që i kërkoj policisë, sidomos për vështirësitë në Qafë Thanë pasi sistemi i ri në vend ta lehtësonte qarkullimin e lirë është e kundërta. Bëhet me e vështirë. Sot që nuk ka filluar sezoni turistik ka radhë të gjatë jo më kur te filloje sezon turistik. Besoj do dëgjohet kërkesa e qytetarëve të Pogradecit”, tha ai./ Euronews
“KORÇA BOOM”
















