top of page

Pjesë e historisë së institucionit, Filo përcjell në pension tre punonjës

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Tre punonjës të Bashkisë së Korçës kanë mbyllur një kapitull të rëndësishëm të jetës së tyre profesionale, duke dalë zyrtarisht në pension pas shumë vitesh shërbimi në institucion.


Bëhet fjalë për Vilma Pepon, Bujar Metën dhe Ramadan Qerozin, të cilët janë vlerësuar nga drejtuesit e Bashkisë së Korçës për kontributin dhe përkushtimin e tyre ndër vite.


Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, ka ndarë një mesazh vlerësimi dhe mirënjohjeje për tre punonjësit, duke theksuar se ata kanë qenë pjesë e historisë së institucionit dhe e përditshmërisë së tij.


“Pas shumë vitesh pune në Bashkinë e Korçës, sot u uruam pension të mbarë Vilma Pepos, Bujar Metës dhe Ramadan Qerozit. Nuk është e lehtë të përmbledhësh me pak fjalë një jetë të tërë pune, sidomos për njerëz që janë bërë pjesë e vetë historisë së institucionit.


Ata kanë qenë çdo ditë pranë nesh, në punë, në biseda, në sfida dhe në përditshmërinë e bashkisë. Respekt dhe falënderim për vitet që i kushtuan këtij institucioni”, – shkruan Filo.


Dalja në pension e tre punonjësve shënon fundin e një rruge të gjatë profesionale dhe njëkohësisht një moment vlerësimi për kontributin e dhënë ndër vite në shërbim të Bashkisë së Korçës dhe qytetarëve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page