Plagosja me thikë mes të rinjve në Bulgarec, arrestohet 19-vjeçari, incidente të dhunshme edhe në Korçë e Pogradec
- Apr 23
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bulgarec, në rrugë, dyshohet se ka goditur me thikë, një 16-vjeçar, banues në fshatin Bulgarec, për motive të dobëta. I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Korçës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës (thikë) dhe celulari i të arrestuarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec:
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit I. S., 28 vjeç dhe N. S., 30 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me një 29-vjeçar, në fshatin Gështenjas;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 2 shtetas të mitur, banues në Pogradec, pasi dyshohet se kanë shtyrë dhe goditur një të moshuar, në lagjen nr. 1, Pogradec.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 22.04.2026, në spitalin e Korçës, është dërguar shtetasi A. A., 29 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, i cili dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar gishtin e dorës, gjatë punës me një pajisje, në subjektin për përpunimin e plastmasës, ku ishte i punësuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
"KORÇA BOOM"
















