top of page

Plarent Ndreca: Toni Gogu takoi fshehurazi Veliajn në burgun e Fierit! E kërcënoi në emër të Ramës

7 hours ago
1 min read

Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka deklaruar se mbrëmjen e së premtes më 30 tetor, ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka zhvilluar një vizitë urgjente në qelinë e Erion Veliajt, në burgun e Fierit.


Në një prononcim për News 24, ai ka ngritur pretendime se në një bisedë mes të dyve në dhomën e izolimit të Veliajt, Gogu i ka përcjellë porositë dhe kërcënimet e kryeministrit Edi Rama.


“Jam me porosi të KM këtu. Dua të të përcjellë tekstualisht atë që KM më ka porositur. Është hera e fundit që po të drejtohem si babai yt politik, nga sot e tutje do të drejtohem vetëm si kryeministër. Dorëzo mandatin urgjentisht. Delego pushtetin te emrat që do të them unë. Hiq dorë nga avokati Plarent Ndreca. Në të kundërt, do të transferoj te burgu 302 dhe do orientoj SPAK-un të nisë hetime për minim të rendit kushtetues dhe do të të kalb në burg”,- këto janë porositë që i janë dhënë Veliajt, sipas Ndrecës.


Ndreca pretendon po ashtu se vizita e Gogut nuk figuron e regjistruar në fletoren e burgut dhe se ngjarja është zhvilluar brenda pak minutash. Sipas tij, vetëm mëngjesin e sotëm, Veliaj ka mundur të kontaktojë avokatin, duke ndarë me të edhe detajet e vizitës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page