Shtyhet seanca për Vlorën Hyseni në Apelin e Posaçëm, ja kur do të shqyrtohet ankimi
Është shtyrë për nesër, në orën 13:00, seanca në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, e cila ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e prokurorëve të çështjes. Ata, së bashku me kolegë nga SPAK dhe GJKKO, ndodhen pranë prokurorit Sotir Kllapi, pas ndarjes nga jeta të nënës së tij.
Përveç Vlorës Hyseni, masën e sigurisë e kanë ankimuar edhe Embro Sulejmani, menaxher i agroturizmit “Kodra e Kuajve”, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit, si dhe Fatjon Kalluçi, përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore, i cili është nën hetim për zbulimin e akteve ose të të dhënave sekrete.
Vlora Hyseni e ka ankimuar masën e sigurisë pak ditë pas ndalimit të saj, për veprat penale të dyshuara të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.
“KORÇA BOOM”
















