E RËNDË/ U aksidentua me motor teksa kthehej nga shkolla, ndërron jetë në spital 16-vjeçari
1 hour ago
1 min read
Një aksident tragjik i ndodhur më 26 tetor në Balldre të Lezhës ka përfunduar me humbjen e jetës së 16-vjeçarit Arjon Xhezairi.
I mituri, i cili u aksidentua me ciklomotor teksa po kthehej nga shkolla, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
Aksidenti ndodhi rreth orës 14:25, në aksin rrugor dytësor Balldre-Rraboshtë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, 16-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi ciklomotorin që drejtonte dhe për pasojë është rrëzuar, duke pësuar dëmtime të rënda.
Pas aksidentit, ai u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
“KORÇA BOOM”
















