top of page

Përleshje e dhunshme mes katër personave, një i plagosur përfundon në Traumë, arrestohet 56-vjeçari

5 hours ago
1 min read

Një konflikt i dhunshëm mes katër personave ka përfunduar me një të plagosur dhe një të arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit, në Tiranë, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia.


Sipas informacionit paraprak, përplasja dyshohet se ka nisur për motive të dobëta dhe ka degjeneruar në dhunë fizike, me grushte, sende të forta dhe kërcënime me thikë.


Nga hetimet dyshohet se 56-vjeçari G. K., së bashku me A. K. dhe D. M., kanë sulmuar fizikisht 41-vjeçarin E. L., duke e goditur me sende të forta dhe duke e kërcënuar me një mjet prerës.


Nga ana tjetër, edhe 41-vjeçari dyshohet se ka goditur me grushte tre personat e tjerë të përfshirë në konflikt.


Si pasojë e përplasjes, E. L. ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore.


Pas ngjarjes, policia ka arrestuar në flagrancë 56-vjeçarin G. K., ndërsa A. K. dhe D. M. janë shpallur në kërkim.


Gjithashtu, ndaj 41-vjeçarit E. L. ka nisur procedimi penal për përfshirjen e tij në konflikt.

“KORÇA BOOM”



bottom of page